Kryetari i PDK në Lipjan, Shukri Buja, ka prezantuar Majlinda Lalinovci Ramadani, kandidate për Kuvendin e Komunës nga Janjeva, raporton Scanner.
“Majlinda vjen si një profil i përgatitur profesional për të përfaqësuar qytetarët e Janjevës në Kuvendin Komunal të Lipjanit”, ka shkruar Buja.
Postimi i plotë:
Majlinda Lalinovci Ramadani, kandidate për Kuvendin e Komunës nga Janjeva
Majlinda vjen si një profil i përgatitur profesional për të përfaqësuar qytetarët e Janjevës në Kuvendin Komunal të Lipjanit.
Majlinda e ka të përfunduar Fakultetin e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, si dhe ka përvojë pune në institucione e kompani të ndryshme, ajo ka ndërtuar një karrierë të bazuar mbi përkushtim, korrektësin dhe profesionalizëm.
Nga praktika e hershme në Qendrën për Punë Sociale deri te angazhimet si zyrtare administrative në kompani private, si Fortuna dhe Tenplast, Majlinda ka treguar aftësi në menaxhimin e proceseve, organizimin e punës, si dhe mbështetjen e stafit. Këto përvoja e kanë bërë atë të kuptojë nga afër nevojat e qytetarëve dhe rëndësinë e një shërbimit ndaj tyre.
Aftësitë e saj profesionale, njohuritë në fushën e teknologjisë informative, si dhe komunikimi i qartë në gjuhën angleze e bëjnë Majlindën një kandidate të kompletuar, që premton përfaqësim meritor dhe vizion zhvillimor për Lipjanin.
Majlinda është pjesë e gjeneratës së re të profesionistëve që besojnë se ndryshimi vjen përmes angazhimit aktiv dhe forcimit të rolit të gruas në qeverisje. Për këtë arsye, ajo meriton besimin dhe mbështetjen e qytetarëve të Janjevës në zgjedhjet e ardhshme lokale.