27.7 C
New York
Tuesday, September 23, 2025

Buy now

Buja i PDK-së: Pres që të jem i pari në balotazh

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja ka deklaruar se vendimi për pezullimin e dialogut ShBA – Kosovë është vërejtje serioze.

I ftuar në emisionin “Ditari” në tëvë1, Buja thotë se Kosova nuk është tani në qendër të vëmendjes, duke thënë që duhet të ketë kujdes raportet me aleatët kryesor.

Sa i përket zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025, Buja pret që të jetë në balotazh me kundër kandidatin e tij.

“Shpresoj që qytetarët e Lipjanit do të përcaktohen me votë dhe mund të kalohet edhe pa balotazh, realisht pres që të jem i pari në balotazh dhe do të kemi balotazh. Kosova për momentin nuk është as aktor e mos t’flasim që mund të bëhet faktor i ndërmarrjes në botë dhe Evropë, ne mund të jemi aktor të dobët në Ballkan, duhet të kemi kujdes se vetëm përmes aleatëve që janë faktor ndërkombëtar, vendimmarrës në nivelin botëror ne mund të ecim përpara. Realisht vërejtja që i është dhënë Kosovës me përjashtimin në dialogun nga amerikanët është vërejtje shumë serioze, duhet ta kemi parasysh që Kosova nuk është më në qendrën e vëmendjes”, ka deklaruar Buja.

Të ngjashme

Të fundit