Buick, prodhuesi ikonë amerikan i automjeteve në pronësi të General Motors, njoftoi një sërë ndryshimesh të mëdha që synojnë të nënvizojnë kalimin e tij drejt automjeteve elektrike.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kompania thotë se do të lansojë EV-në e saj të parë për tregun e Amerikës së Veriut në vitin 2024 dhe do të shesë vetëm automjete elektrike deri në fund të dekadës.
EV-të e saj të ardhshme do ta kenë emrin “Electra” në një shenjë për të kaluarën e kompanisë.
Kompania po zbulon një koncept të ri makine, Wildcat, që ka për qëllim të ngacmojë të ardhmen e saj tërësisht elektrike.
Buick është e fundit nga katër markat e automjeteve që posedon GM (Chevrolet, GMC dhe Cadillac tre markat e tjera) që zbulon planet e saj drejt elektrifikimit.