4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Bugatti Bolide shfaqet për herë të parë në publik

- Advertisement -

Përpara festimit të 100-vjetorit të garës së famshme ka performuar edhe Bugatti.

Më saktësisht, ai u rikthye në 24 Hours of Le Mans, por ndryshe nga gara e parë e 100 viteve më parë, kur ishte një nga pjesëmarrësit e parë, ai tani u nderua të shënonte fillimin e ngjarjes për festimin e përvjetorit të garës. Bugatti nuk mori pjesë në garën historike, por për këtë u organizua premiera e modelit Bolide, pra dalja e parë publike.

Kështu Bugatti përdori festimin e ditëlindjes së një prej garave më të famshme për të promovuar veturën e saj më ekstreme në historinë e saj 114-vjeçare. Është një veturë që lejohet vetëm në pistë dhe u shfaq për herë të parë në Circuit de la Sarthe, ku zhvillohet gara 24 Hours of Le Mans.

View this post on Instagram

 

A post shared by BUGATTI (@bugatti)

E keni marrë me mend, pas timonit është Andy Wallace, shofer garash në pension dhe pilot zyrtar testues Bugatti prej vitesh. Ai është një nga të paktët që fitoi 24 orët e Le Mans (1988), por edhe 24 orët e Daytona dhe 12 orët e Sebring.

“Bolide duket dhe ndihet në çdo mënyrë si një veturë e vërtetë garash me aftësi vërtet të jashtëzakonshme të performancës së lartë”, tha Wallace. “Fakti që gjeneron një forcë rrezuese prej afërsisht dyfishin e peshës së tij në shpejtësinë maksimale, duke i dhënë veturës një nivel shumë të lartë kapjeje dhe stabiliteti në kthesat e shpejta, është tepër mbresëlënës në vetvete”.

Si kujtim, Bolide fuqizohet nga një motor i fuqishëm 8.0 W16 1600 kuaj/fuqi me katër turbina dhe ka frena Brembo me teknologjinë Formula 1.

Le të themi edhe sesi Bugatti solli EB110S në pistën e Le Mans me të cilën garoi në vitin 1994 dhe u shoqërua nga tipi legjendar Type 50S, i cili në kohën e tij, në vitet 1930, drejtohej nga Louis Chiron dhe Albert Divo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit