Vullnet Bugaqku nga KDI në emsionin “Click” në RTV21 tha se se konsiderohet se Kuvendi i Kosovës është i konstitutuar
Kur u pyet se a mundet Lëvzija Vetëvendosje ta dërgojë emrin e mandatarit për Qeverinë e Kosovës dhe të nisë procedurat, ai ka thënë nuk ka afat ligjor se kur duhet presidentja të kërkojë propozimin e mandatarit.
“Përderisa nuk ka vendim të Gjykatës Kushtetuese sa i përket çështjes së konstituimit të Kuvendit afatet ligjore kanë rrjedh, pra presidentja e Shtetit duhet të kërkojë nga partia që ka dalë fituese e zgjedhjeve që ta propozojë mandatarin për themelimin e qeverisë dhe ky mandatar i ka afat 15 ditë nga momenti i propozimit që të paraqitet në kuvend dhe të këkojë votëbesimin”, tha ai.
Rexhaj shtoi se presidentja nuk ka afat se kur duhet ta kërkojë propozimin e mandatarit.
Ai i referohet një aktgjykimit të vitit 2020 i cili sipas tij thoshte se kryetari i shtetit por edhe partia fituese nuk munden që pafundësisht ta bllokojnë formiin e qeverisë së Kosovës.