Gianluigi Buffon duket se nuk e ka ndërmend që të heq dorë nga futbolli, pasi sot edhe zyrtarisht ka rinovuar kontratën me klubin e Parmas.
Klubi italian ka zyrtarizuar marrëveshjen, duke bërë të ditur se Buffon do të jetë pjesë e tyre për së paku edhe dy vite.
Sipas kontratës së re, ish-portieri i Juventusit do të jetë pjesë e skuadrës nga Serie B deri në moshën 46-vjeçare, shkruan Gazeta Express.
The legend continues.#Buffon2024 🟡🔵 pic.twitter.com/wEasA8fboi— Parma Calcio 1913 (@ParmaCalcio_en) February 28, 2022
Legjenda italiane u rikthye te Parma në vitin e kaluar, pasi kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij te “Zonja e Vjetër”.
Gianluigi Buffon për një sezon ishte edhe pjesë e Paris Saint-Germainit.