Klubi i Futbollit Suhareka është themeluar sivjet nga një grup biznesmenësh suharekas.
Ndonëse i themeluar sivjet, ambiciet e FC Suhareka janë të mëdha.
FC Suhareka sivjet do të luajë në Ligën e Parë, me synimin që sezonin e ardhshëm të luaj në Supërligën e Kosovës në futboll.
Krahas përgatitjeve për fillimin e garave, FC Suhareka i janë bashkuar edhe shumë futbollit cilësorë.
Ndonëse klub i ri, interesimi për të përkrahur FC Suhareka është i madh, sidomos nga kompani të suksesshme shqiptare që operojnë edhe në diasporë.
Njëra prej këtyre është BSR Group me seli qendrore në Zvicër, por që operon edhe në Kosovë.
Brenda BSR Group ka disa kompani të cilat janë të specializuara në fushën e ndërtimit, gastronomisë, hotelerisë, IT-së ekipeve mobileje për mirëmbajtjen e banesave, etj. BSR Group ka 200 punëtorë.
Në lidhje me sponsorisim e FC Suhareka, gazeta SCANNER ka biseduar me zëvendëspresidentin e BSR Group, Bafti Rrahmanaj.
Ai ka thënë se janë të interesuar që të mbështetshin FC Suharekën që t’i arrijë synimet e saj në futbollin e Kosovës.
“Jemi të interesuar që të bëhemi sponsor i FC Suhareka për ta ndihmuar këtë klub dhe natyrisht t’i bëjmë reklamë BRS Group”, ka thënë Rrahmanaj.
Rrahmanaj ka thënë se qëllimi për ta mbështetur FC Suharekën është që klubi të ecë përpara dhe të luajë në Supërligën e Kosovës në futboll dhe më pastaj edhe në arenën ndërkombëtare.
“Kjo është ideja dhe për këtë arsyeje kemi pasur dëshirë të jemi sponzor i FC Suhareka. Pra jemi të interesuar që klubi të arrijë majat e sukseseve”, ka thënë Rrahmanaj.