10.9 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

BSPK i reagon Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, që anashkaloi zërin sindikal

- Advertisement -

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës,  (BSPK), përmes një komunikate, ka njoftuar se po ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në lidhje me shpërfilljen e zërit sindikal në Kosovë.

“Ky zë po anashkalohet në mënyrë të plotë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe procesin e emërimit të anëtarit të Bordit të Trustit Pensional të Kosovës nga radhët e punëtorëve. Në këtë proces, komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve, i cili përbëhet nga: (1) Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, (2) Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, dhe (3) Ministri i Financave, i Punës dhe i Transfereve, nuk e ka marrë në konsideratë rekomandimin e BSPK-së. Në rastin konkret BSPK është organi i vetëm legjitim për përfaqësimin e të drejtave dhe interesave të punëtorëve në të gjith; sektorët e Republikës së Kosovës
Në rastin konkret, jo vetëm që komisioni e ka injoruar rekomandimin me të cilin i është drejtuar BSPK-ja, por ka zgjedhur një person që nuk ka rekomandim nga sindikata apo nga punonjësit, por vetëm nga punëdhënësit. Ky veprim përbën një shkelje flagrante të Ligjit për Organizimin Sindikal, i cili garanton përfaqësim të dinjitetshëm për punonjësit e Republikës së Kosovës që janë organizuar përmes shoqatave sindikale në federata sindikale, e deri në konfederatën sindikale BSPK – konfederata e vetme legjitime me të drejtë përfaqësimi të të punësuarve në të gjitha sektorët në Republikën e Kosovës, e me këtë vendim, i është shkelur kjo e drejtë”, thuhet në komunikatën e BSPK.

BSPK i drejtohet me kërkesë publike dhe shumë legjitime Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe të gjithë deputetëve, që të mos lejojnë këtë shkelje të rëndë ligjore të të drejtave sindikale, të garantuara me ligjet dhe me Kushtetutën e Kosovës. Deputetët janë organ ligjvënës dhe kanë për detyrë që të mos kryejnë shkelje ligjore në dëm të asnjë kategorie në Kosovë, përfshirë edhe të punësuarit që mund të pësojnë nga përfaqësimi i personave që nuk përfaqësojnë zërin e tyre në Bordin Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Duke shpresuar në interesin publik për respektimin e ligjeve dhe frymës kushtetuese në Republikën e Kosovës, presim një reagim të menjëhershëm nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe nga të gjithë deputetët, për të parandaluar këtë padrejtësi ndaj të punësuarve në të gjitha sektorët e Republikës së Kosovës, duke vendosur për anulimin e vendimit të komisionit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit