-7.9 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

BSPK i kërkon Qeverisë, KFOR-it dhe EULEX-in që t’u dalin krah policëve të bllokuar

- Advertisement -

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i tej shqetësuar për situatën ne veri të vendit e sidomos për gjendjen e policëve të bllokuar që nga e shtuna, 10 dhjetor 2022, në vendkalimin kufitar Jarinje të cilët janë duke vepruar e kryer detyrat në kushte tejet të vështira, pa ushqimet e duhura dhe pa mjetet e duhura higjeno-teknike, kërkon nga Qeveria, KFOR-i dhe EULEX-i që t’u dalë krah, thuhet në një reagim të BSPK, transmeton Scanner.

“Veprimet ekstremisht të papranueshme të grupeve kundërqytetare e antidemokratike të prishësve të rendit dhe të qetësisë e pengueseve të punës së policisë duhen ndaluar sa më parë dhe për këtë shpresojmë që Qeveria në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë me KFOR-in dhe EULEX-in do t’ia dalë ta kthejë rendin dhe ta sjellë qetësinë, e policëve të bllokuar t’ua mundësojë kryerjen e detyrës”.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret që veprimi i duhur i Qeverisë në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë me KFOR-in dhe EULEX-in do të zhbllokojë rrugët që policët tanë po edhe qytetarët tanë të mund të lëvizin lirshëm”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit