8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Bruyne i pafat, lëndohet në ndeshjen e parë të sezonit në Premier Ligë

- Advertisement -

Manchester City është duke pasur kokëçarje përsëri pasi që kapiteni i tyre, Kevin De Bruyne u detyrua të largohet pas vetëm 23 minutave lojë në ndeshjen e parë të Premier Ligës.

Ylli belg e mori lëndimin në minutën e 21-të te ndeshjes kundër Burnley, të cilën kampionët e Anglisë janë duke e fituar.

Pas kësaj ai u detyrua ta lërë fushën derisa e dërgoi shiritin e kapitenit tek Kyle Walker, për t’u zëvendësuar mandej me Mateo Kovacic.

Tifozët e De Bruyne dhe City shpresojnë që ai mos të jetë dëmtuar shumë, derisa një lëndim në kofshë bëri që ai të zëvendësohet edhe në finale të Ligës së Kampionëve pas 35 minutave lojë.

Pep Guardiola shpreson që të marrë lajme të mira nga dhoma e mjekëve pas përfundimit të kësaj ndeshje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit