19.4 C
New York
Sunday, August 3, 2025

Buy now

Brunon Fernandes ka vendosur për të ardhmen e tij

- Advertisement -

Sipas gazetarit të njohur Ben Jacobs, Bruno Fernandes nuk ka ndërmend të largohet nga Manchester United këtë verë, pavarësisht interesimit të fortë nga klubet e Ligës Profesionale Saudite.

Al Hilal kishte tentuar ta transferonte portugezin që para Kupës së Botës për Klube, ndërsa Al Nassr ka shfaqur interes pas emërimit të Jorge Jesusit si trajner.

Megjithatë, Fernandes ka vendosur të qëndrojë në Evropë të paktën deri në përfundimin e Kupës së Botës 2026.

Kapiteni i “Djajve të Kuq” është i lidhur me klubin deri në vitin 2027, ndërsa në kontratë ekziston edhe opsioni për zgjatje me një vit shtesë.

Kjo tregon qartë përkushtimin e Fernandes ndaj klubit dhe synimin e tij për të vazhduar të jetë një figurë qendrore në projektin e Manchester United.

Të ngjashme

Të fundit