Rozë

Bruno eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

By GAZETA SCANNER 1

March 10, 2023

Publiku ka vendosur që banori i parë që duhet menjëherë ta ndërpresë garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh në Big Brother VIP Kosova është Bruno Pollogati.

Bruno ishte i nominuar bashkë me të gjithë konkurrentët aktualë të tjerë të BBVK-së, derisa aventura e tij brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh” nuk kishte nisur prej fillimit, por pak javë më vonë.

Gjatë aventurës së tij televizive brenda BBVK-së, Bruno njihej për karakterin e tij pozitiv, të kënduarit gjatë gjithë kohës dhe qetësinë e tij si personalitet brenda shtëpisë.