Home Rozë Bruno dhe Nora Istrefi sjellin “M’ke mungu”

Bruno dhe Nora Istrefi sjellin “M’ke mungu”

0
Bruno dhe Nora Istrefi sjellin “M’ke mungu”

“M’ke mungu” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është ritmike e zhanrit R&B.

Muzika është kompozuar nga Kushtrim Kelani dhe producenti Nurteel, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur Endrit Mumajesi (MUMA) dhe Nurteel.

Kënga me premisa për t’u bërë një hit veror, është vizualizuar edhe me një klip, në të cilin dyshja vijnë me një paraqitje mjaft atraktive.

Xhirimet janë kryer në bregdetin shqiptar, teksa për anën vizuale të projektit është kujdesur produksionit nga Shqipëria, Max Production.

Ky është projekti i parë muzikor i Brunos që pas pjesëmarrjes së tij në spektaklin shumë të shikuar, Big Brother VIP Kosova, ku arriti deri në gjysmëfinale.

Exit mobile version