“Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës!”, kështu ka njoftuar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila gjatë vizitës shtetërore të në Brunei Darussalam, ka nënshkruar marrëveshja për heqjen e vizave ndërmjet Kosovës dhe Brunei Darusaalam.
“Sot, së bashku me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah nënshkruam marrëveshjen për heqjen vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit, një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona”, ka shkruar ajo, transmeton Scanner.
Sipas Osmanit, kjo marrëveshje nuk është vetëm lehtësim teknik, por një urë miqësie e ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë.