-2.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Bruce Willis ndryshon testamentin e tij

- Advertisement -

Aktori i njohur, Bruce Willis ka vendosur të ndryshojë testamentin e tij, duke përjashtuar prej aty ish-bashkëshorten, Demi Moore. Lajmin e kanë bërë me dije mediat ndërkombëtare.

Sipas burimeve pranë aktorit, kjo gjë ka ndodhur për shkak se pasuria e Demi Moore është e mjaftueshme për të siguruar tre vajzat që çifti kanë bashkë.

Pak kohë më parë, Bruce Willis u tërhoq nga aktrimi pasi u diagnostikua me afazi, një sëmundje e lidhur me dëmtimin e trurit. Kjo ndër të tjera ndikon në jetën e përditshme duke i penguar aftësitë e tij komunikuese dhe aftësinë për të folur. Ndërkohë që sëmundja ndikoi edhe në aftësinë e tij për të punuar si aktor.

Kjo ka bërë që ai t’i kushtojë më shumë kohë më të dashurve, ndër të tjera, pasi tani ka më shumë kohë të lirë. Aq sa ai i ka kaloi festat i rrethuar nga familja, përfshirë këtu ish-partneren, Demi Moore dhe Emma Heming, partneren e tij aktuale. Sipas marrëveshjes së re, pjesa më e madhe e pasurisë së Willis do të shkojë për partneren e tij aktuale dhe dy vajzat e tyre të vogla.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit