Brooklyn Beckham dhe gruaja e tij, Nicola Peltz shijuan një takim ekstravagant të premten teksa fluturuan nga Londra në Gjenevë për drekë.
Duke shpërndarë foto në Instagram, Nicola, 30, dukej elegante si kurrë më parë me një pallto të zezë leshi, ndërsa pozonte për foto me bashkëshortin e saj, 26 vjeç.
Djali i madh i stilistit dhe futbollistit David, Brooklyn ishte i vetmi anëtar i familjes që nuk ishte i pranishëm në kryeqytetin francez, Paris për Javën e Modës, për shkak të angazhimeve të tij në biznes.
Ndërkohë, Victoria debutoi koleksionin e saj të gatshëm për femra, vjeshtë/dimër 2025-2026, i cili përfshinte fustane me panele të guximshme të tejdukshme mbi bust, ndërsa ajo përqafoi trendin e modës nudo.