7.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Brooklyn Beckham heq dorë nga futbolli

- Advertisement -

Brooklyn Beckham ka zbuluar se ai ka vendosur të heqë dorë nga futbolli pasi kuptoi se do të ishte “e vështirë” të jetonte sipas hapave që ndoqi babai i tij David.

Duke folur për “Variety”, 23-vjeçari ka bërë të ditur se babai i tij nuk ishte i mërzitur për vendimin e marrë pavarësisht pasionit të madh të Brooklyn për futbollin.

Unë dua që ti të jesh i lumtur“, mësohet t’i jetë drejtuar David Beckham djalit të tij.

Për të provuar dhe për të përmbushur atë që bëri babai im në futboll, do të ishte pak e vështirë”, shprehet Brooklyn.

47-vjeçari, është vlerësuar si një nga mesfushorët më të mëdhenj të gjeneratës së tij dhe ka fituar 19 trofe të mëdhenj gjatë karrierës së tij 20-vjeçare.

Vëllai i Brooklyn, Romeo, 19 vjeç, ka vazhduar një karrierë futbolli dhe po ndjek hapat e të atit. Brooklyn ka eksperimentuar në fusha të tjera, duke përfshirë fotografinë, të cilën e ka studiuar në Parsons School of Design të Nju Jorkut.

Më vonë hoqi sërish dorë nga ky pasion për t’u fokusuar në gatim dhe dëshirën për t’u bërë një kuzhinier i zoti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit