2.1 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Brooklyn Beckham është zyrtarisht i martuar

- Advertisement -

Brooklyn Beckham tashmë është një burrë i martuar. Djali i madh i Victoria dhe David Beckham u martua me Nicola Peltz në një ceremoni luksoze në pronën e familjes së saj në Palm Beach. Dyshja i thanë po njëri-tjetrit para familjes dhe miqve të tyre, duke përfshirë të ftuarit e famshëm si Serena Williams, Eva Longoria dhe Ramseys.

27-vjeçarja u pa e veshur me një fustan të personalizuar të markës Valentino, të cilin e zgjodhi me ndihmën e stilistes së famshme Leslie Fremar.

Peltz dhe Brooklyn u takuan për herë të parë në vitin 2017, por filluan të dilnin me njëri-tjetrin vetëm dy vite më vonë. Megjithatë, që kur çifti u fejua në Korrik 2020, ata kanë vazhduar të tregojnë dashurinë për njëri-tjetrin. 23-vjeçari ka bërë disa tatuazhe për të siç janë sytë e saj në pjesën e pasme të qafës ndërsa 27-vjeçarja ka tatuazh emrin e  bashkëshortit të saj tashmë në shpinë.

Tani që Brooklyn dhe Peltz janë martuar ka të ngjarë të qëndrojnë së bashku në rezidencën e tyre prej 10.5 milionë dollarësh në Beverly Hills, të cilën e blenë pak përpara dasmës së tyre.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit