25.5 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Broja shënoi, Chelsea fitoi dhe u kualifikua në fazën tjetër të “FA Cup”

- Advertisement -

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore në “Stamford Bridge” në ndeshjen ndaj Prestonit e vlefshme për kualifikim tutje në FA Cup.

Blutë e Londrës fituan me rezultatin e thellë 4 me 0 dhe të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë.

Fillimisht golin e gjeti sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, i cili shënoi me kokë pas një krosimi fantastik nga Malo Gusto në minutën e 58’të.

Golin e dytë për ekipin e Pochettinos e shënoi mbrojtësi brazilian, Thiago Silva, edhe ky me kokë pas krosimit të Cole Palmer.

Dy golat tjerë për Chelsean i shënuan, Raheem Sterling (nga gjuajtja e lirë) dhe Enzo Fernandez.

Me këtë fitore, Chelsea kualifikohet në raundin tjetër të FA Cup dhe pas disa diteve do ta mësoj edhe kundërshtarin e radhës.

Të ngjashme

Të fundit