Futbollisti i Shqipërisë Armando Broja mund të transferohet te Milani gjatë kësaj vere.
Drejtuesit e Milanit kanë fluturuar drejt Londrës për të biseduar me Chelsean në lidhje me mundësinë e transferimit të sulmuesit shqiptar në formën e huazimit me një opsion blerjeje.
Veç Brojës, kuqezinjtë janë duke shikuar edhe anëtarin e Bolognas, Joshua Zirkzeen, i cili gjithashtu mund të përfundojë në qytetin e modës.
Broja nuk pati një kohë të mirë në huazim te Fulhami dhe duket se nuk është në planet e trajnerit të ri të Chelseat, Enzo Maresca.