22.1 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Broja do të aktivizohet ndaj Sunderlandit

- Advertisement -

Sulmuesi Armando Broja pritet të debutojë te skuadra e Burnleyt në këtë vikend.

Kështu ka deklaruar trajneri i Burnleyt, Scott Parker në intervistën e dhënë para ndeshjes kundër Sunderlandit.

Parker nuk ka përjashtuar aktivizimin e Brojës në këtë përballje, pasi sulmuesi nuk ishte pjesë e Burnleyt për ndeshjen e xhiros së parë, humbjen 3:0 ndaj Tottenhamit.

“Armando tani ka pasur një javë kohë, kështu që ka ende punë, për të cilën jam shumë i kënaqur. Pra, po, të gjithë po afrohen, ndoshta, për t’u përfshirë në fundjavë”, ka thënë Parker.

Broja javë më parë u transferua te Burnley nga Chelsea për 25 milion euro dhe me ekipin e ri ka firmosur kontratë deri në vitin 2030.

Ndeshja Burnley – Sunderlandit, luhet të shtunën pasdite dhe i takon xhiros së dytë.

Sunderlandit në fushë do ti prijë kapiteni Granit Xhaka, i cili udhëhoqi ekipin javën e shkuar drejt fitores 3:0 ndaj West Hamit.

Të ngjashme

Të fundit