9.1 C
New York
Friday, January 9, 2026

Buy now

Broja dhe Burnley ia vazhdojnë krizën Man Unitedit

- Advertisement -

Burnley i sulmuesit të Shqipërisë, Armando Broja, ka marrë pikë ndaj Manchester Unitedit.

Burnley dhe Unitedi të mërkurën mbrëma barazuan 2:2.

Për Burnleyn është pika e 13-të e fituar, por mbetet në pozitë të vështirë në garën për mbijetesë. Është i parafundit në tabelë.

Unitedi ndërkohë i gjashti ka 32 pikë.

Ishte edhe ndeshja e parë për Darren Fletcherin në krye të skuadrës, pas shkarkimit të Ruben Amorimit.

Ayden Heaven shënoi autogol për epërsinë 1:0 të Burnleyt. Ndërkohë, Benjamin Sheshko në minutat 50 dhe 60, i shënoi dy gola për epërsinë 2:1 të Unitedit.

Goli i Jaidon Anthonyt në minutën e 66-të, e vendosi sfidën dramatike.

Broja luajti deri në minutën e 76-të, në ndeshjen që i takoi xhiros së 21-të të elitës angleze.

Të ngjashme

Të fundit