28 C
New York
Sunday, August 3, 2025

Buy now

Brohoritjet antishqiptare në prani të Mickoskit, Bushati: Galeri turpi, e papranueshme heshtja e zyrtarëve të lartë që ishin aty

- Advertisement -

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar për thirrjet raciste kundër shqiptarëve gjatë një ndeshje basketbolli në Maqedoninë e Veriut.

Këto thirrje u bën në praninë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski

Ai ka thënë se këto thirrje nuk janë vetëm fyese, por përbëjnë një kërcënim për bashkëjetesën demokratike dhe barazisë mes maqedonasve dhe shqiptarëve.

Bushati shkroi edhe për heshtjen e krerëve të lartë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“Ajo që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit në #Kumanovë ishte një manifestim i qartë i urrejtjes etnike. Thirrjet “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur” dhe “Dhoma gazi për shqiptarët” nuk janë vetëm fyese, por përbëjnë një kërcënim serioz për bashkëjetesën demokratike dhe barazinë mes maqedonasve dhe shqiptarëve si dy komunitete shtetndërtuese në Maqedoninë e Veriut. Për më tepër, heshtja  e zyrtarëve të lartë që ishin dëshmitarë të kësaj “galerie turpi” është e papranueshme. Dëshmi e faktit se nuk kanë nxjerrë mësimet e duhura nga ngjarjet e hidhura të së kaluarës”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit