Home Lajme Brohoritje ‘Zdravo’, ‘Albin hajni’ dhe mjete piroteknike në drejtim të Kurtit gjatë tubimit në Skenderaj

Brohoritje ‘Zdravo’, ‘Albin hajni’ dhe mjete piroteknike në drejtim të Kurtit gjatë tubimit në Skenderaj

0

Lëvizja Vetëvendosje po mbante një tubim zgjedhor në Skenderaj, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Megjithatë, gjatë përpjekjeve të kryeministrit Albin Kurti për të hyrë në sallën ku do të mbahej tubimi, u hodhën fishekzjarre dhe mjete piroteknike në drejtim të tij.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetin social Facebook, mbrojtja e afërt e kryeministrit ka reaguar menjëherë, duke e mbuluar Kurtin dhe deputetët e tjerë të Vetëvendosjes me çadra për të siguruar sigurinë e tyre.

Nuk ka raporte për lëndime, por incidenti ka shkaktuar tension në vendndodhjen e tubimit.

Pamje, Skenderaj

Ndërkohë, para pak minutash, në afërsi të vendit ku po mbahej tubimi, janë dëgjuar dhjetëra simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) duke brohoritur “Na jena PDK, Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni”.

Gjithashtu, janë dëgjuar edhe thirrjet “Zdravo”, të cilat lidhen me audio-incizimin e fundit të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, me Milan Radoiçiq, një ngjarje që ka shkaktuar polemika të mëdha.

Policia ndodhen në vendngjarje, dhe po përcjellin me kujdes situatën.

Exit mobile version