26.3 C
New York
Saturday, October 4, 2025

Buy now

Brnovic akuzon “deep state”-in për anulimin e dërgimit të tij si ambasador në Serbi

- Advertisement -

Mark Brnovic (Brnovich), nominimi i të cilit për postin e ambasadorit të ShBA-së në Serbi u tërhoq, tha se nominimi i tij nuk ishte i dëshiruar nga “deep state”.

Në një intervistë për median në gjuhën serbe, “Serbian Times”, ai ka falënderuar presidentin Donald Trump për nominimin, teksa ka thënë se ky anulim mund t’i japë atij më shumë kohë të merret me familjen.

“Dua të falënderoj presidentin (Donald Trump) për nominimin, por ndërsa procesi u zvarrit, u bë e qartë se burokracitë e ‘deep state’ nuk duan që dikush me prejardhjen time politike, etnike dhe fetare të shërbejë në Serbi. Në fund të fundit, besoj se të qëndrosh pranë familjes dhe miqve në Arizona dhe të gjesh mundësi për të luajtur një rol më të madh në politikën e brendshme është rruga më e mirë në këtë kohë”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Trump nominoi Brnovicin, një republikan dhe ish-prokuror i përgjithshëm dhe kandidat për senator nga Arizona, për ambasador në Beograd në fund të marsit.

Edhe pse nominimi arriti shpejt në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Brnovic nuk u paraqit para organit që konfirmon emërimet

Të ngjashme

Të fundit