11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Brnabiq lëshohet në propagandë, interpreton njëanshëm deklaratën e Kurtit për “The Guardian”

- Advertisement -

Deklaratës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se sa i përket çështjes së heqjes së barrikadave të paligjshme në veri “shqetësimi ynë është që heqja e tyre nuk mund të plërjashtojë mundësinë që të ketë viktima”, i ka reaguar edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, e cila tha se është “kërcënim jetësh të serbëve”.

“Përmes deklaratës dhënë për The Guardian, Albin Kurti botës i tregon fytyrën e tij të vërtetë, duke kërcënuar me vdekje dhe dhunë serbët në vend se të zgjedh zgjidhje racionale duke e zbatuar Marrëveshjen e Brukselit, duke respektuar sundimin e ligjit, dhe të pushojë arrestimet arbitrare të njerëzve të pafajshëm”, ka shkruar Brnabiq në Twitter.

Kurti i tha “The Guardian” se sa i përket çështjes së heqjes së barrikadave “shqetësimi ynë [është] se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë mundësinë e viktimave. Dhe kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t’u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe do të ketë paqe dhe siguri relative”.

“Thirje për likuidim të serbëve” e ka quajtur ventrilokisti i Aleksandar Vuçiç, Petar Petkoviç, deklaratën e kryeministrit kosovar, Albin Kurti, rreth barrikadava të vendosura në pjesën veriore të Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Këtë deklaratë Petkoviç e quajti “kërcënim serioz” për të cilën tha se “Serbia e merr shumë seriozisht” derisa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar “të reagojë urgjentisht”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit