8.2 C
New York
Sunday, March 16, 2025

Buy now

Britney Spears thotë se ishte “jashtë mendjes” kur rrojti kokën

- Advertisement -

Britney Spears ka sqaruar ngjarjet e vitit 2007 ku kishte goditur makinën e një fotoreporteri me ombrellë dhe kishte rrojtur kokën atë vit.

Këngëtarja tha se pikëllimi dhe beteja për kujdestarinë e saj po rëndonin shumë mbi të në atë kohë.

Spears shkruan në librin e saj “The Woman in me” se ishte “jashtë mendjes nga pikëllimi” pasi tezja e saj, Sandra Bridges Covington, vdiq nga kanceri ovarian në janar 2007-tës.

Në të njëjtin vit, Spears kaloi një mosmarrëveshje ligjore me ish-bashkëshortin Kevin Federline mbi kujdestarinë e fëmijëve të tyre, djemve Sean Preston dhe Jayden James.

“Me kokën e rruar, të gjithë kishin frikë nga unë, madje edhe nëna ime”, shkruan Spears në “The Woman in Me”, raporton “People”.

“Qëndrimi ato javë pa fëmijët e mi, e humba mendjen. Nuk dija as si të kujdesesha për veten”, shtoi ajo.

Përvojat e vështira përfundimisht çuan në incidente të tilla si rruajtja e kokës dhe sulmi ndaj makinës së një paparaci.

“Jam e gatshme të pranoj se në grahmat e depresionit të rëndë pas lindjes, braktisjes nga burri im, torturës së ndarjes nga dy foshnjat e mia, vdekjes së tezes sime të adhuruar Sandra dhe presionit të vazhdueshëm nga paparacët, filloni të mendoni në disa mënyra si një fëmijë”, shkruan Spears në memoaret e saj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit