Britney Spears ka rrezikuar edhe një herë të penalizohet nga Instagram për fotot e shpërndara krejtësisht nudo.
42-vjeçarja publikoi për 42 milionë ndjekësit e saj fizikun lakuriq, teksa pushonte në plazh. Duke qëndruar anash, përballë kamerës, këngëtarja e hitit “Toxic” hodhi vështrimin mbi shpatullën e saj të majtë dhe mbuloi gjoksin me duar.
Dy nga tre shkrepjet ishin identike, ndërsa në foton e tretë ajo kishte ndryshuar lëvizjen e duarve, ndërsa vinte në pah edhe të pasmet.