Britney Spears festoi ditëlindjen e 44-të duke u shfaqur me bikini rozë të ndezur dhe taka në një jaht të marrë me qira në Meksikë.
Ylli i muzikës pop, 160 cm i gjatë, shfaqi format e saj trupore teksa pozonte provokuese, duke kompletuar pamjen me syze aviator dhe zgjatje flokësh.
Videoja në Instagram përfundoi papritur teksa Spears rregullonte pjesën e pasme të bluzës së saj.

Në një tjetër klip, Spears u shfaq me dy fustane të shkurtër gjatë qëndrimit në shtëpinë e saj të pushimeve, duke shkruar: “E gjeta fustanin tim të festës”.
Nuk është e qartë nëse ajo planifikon të kalojë pushimet e Krishtlindjeve në Meksikë apo të takohet me djemtë e saj, Sean dhe Jayden Federline.

Familja e Spears shpreh shqetësim për daljet e saj të fundit, ku ajo u pa duke konsumuar alkool në Westlake Village dhe Thousand Oaks, që të dy rastet përfunduan me largimin e saj nga vendi i ngjarjes.
Një burim i tha Daily Mail: “Është vërtet alarmante. Askush nuk po i jep ndihmën që i duhet; të gjithë thjesht e lënë të bëjë çfarë të dojë”.
Këtë vit, Spears përfundoi pagesën e fundit për mbështetjen e fëmijëve për ish-bashkëshortin e saj të dytë, Kevin Federline, i cili gjatë 17 viteve të kujdestarisë kishte marrë 5 milionë dollarë (rreth rreth 4,5 milionë euro). /Telegrafi/








