Këngëtarja e famshme dhe ikona e popit Britney Spears ka shitur shtëpinë e saj luksoze në Calabasas, Kaliforni për 10 milionë dollarë, rreth 2 milionë dollarë më pak se sa e bleu 9 muaj më parë.
Sipas faqes së internetit Dirt, Spears e bleu shtëpinë, disa ditë pas martesës së saj me Sam Asgari, qershorin e kaluar, për 11.8 milionë dollarë.
Ndërsa, sipas një burimi për PEOPLE, këngëtarja ishte shumë entuziste për pronën.
“Brittney e do shtëpinë e saj të re. Ajo e zgjodhi atë me Sam. Ishte shumë e rëndësishme për të që të kishte një shtëpi sipas zgjedhjes së saj, pa pasur nevojë të kërkonte miratimin e babait Jamie Spears”, thoshte burimi më herët.
Rezidenca e stilit mesdhetar, me hyrjen e saj të veçantë dhe hollin mbresëlënës, ndodhet në një tokë prej 1.6 hektarësh. Ndër të tjera, ajo përfshin shtatë dhoma gjumi, nëntë banjo, një dhomë kinemaje me ndenjëse të veçanta dhe një tavan, një palestër, një shtëpi për mysafirë, një zyrë dhe një bodrum vere.
MansionGlobal: Britney Spears has many talents…but real estate speculation may not be one of them. https://t.co/5Ioub769ka
— Anguilla | Sothebys Realty (@AnguillaSIR) March 3, 2023