2.4 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Britney Spears martohet sot

- Advertisement -

Britney Spears dhe i fejuari i saj Sam Asghari do të martohen ditën e sotme.

Sipas “TMZ“, 40-vjeçarja e hitit ‘’Oops!… I Did It Again’’ dhe aktori 28-vjeçar Sam Asghari do të betohen sot përpara njëri-tjetrit.

Burime të afërta me këngëtaren i thanë “TMZ” se çifti do të shkëmbejë unazat në një ceremoni intime me rreth 100 të ftuar. Në listën e të ftuarve nga pjesëtarët e familjes të Spears pritet të jetë vetëm vëllai i saj Bryan, ndërkohë që prindërit Jamie dhe Lynee bashkë me motrën e saj Jamie Lynn nuk do të jenë pjesë e ceremonisë.

Burimet u shprehën për “TMZ” se nuk është ende e qartë se kush do ta shoqërojë Britney-n drejt altarit teksa përgatitjet janë drejt fundit. Sam i propozoi këngëtares në Shtator të vitit të kaluar dhe që atëherë nisën përgatitjet për dasmën.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit