26.6 C
New York
Tuesday, September 23, 2025

Buy now

Britania e Madhe: Vendimet e Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit të respektohen nga liderët

- Advertisement -

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves është takuar e kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi.

Në njoftim thuhet se Mbretërua e Bashkuar pret që vendimet e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me formimin e Kuvendit të respektohen dhe zbatohen nga udhëheqësit politikë me qëllim që t’i jepet fund ngërçit në të cilin Kosova ka ngecur për një kohë shumë të gjatë.

Sot takova Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Nexhmi Rexhepi. Mbretëria e Bashkuar pret që vendimet e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me formimin e Kuvendit të respektohen dhe zbatohen nga udhëheqësit politikë me qëllim që t’i jepet fund ngërçit në të cilin Kosova ka ngecur për një kohë shumë të gjatë, në mënyrë që Kuvendi dhe një qeveri e re të mund të fillojnë punën në interes të popullit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më tutje, theksohet rëndëia jetike e kësaj Gjykate në ruajtjen e kushtetutshmërisë.

Puna e Gjykatës është jetike në mbrojtjen dhe ruajtjen e Kushtetutës së Kosovës. Pavarësia e saj është thelbësore për funksionimin e saj”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit