Home Lajme Britania e Madhe emëron Karen Pierce si të dërguare të posaçme për Ballkanin Perëndimor

Britania e Madhe emëron Karen Pierce si të dërguare të posaçme për Ballkanin Perëndimor

0
Britania e Madhe emëron Karen Pierce si të dërguare të posaçme për Ballkanin Perëndimor

Ambasada Britaneze ka njoftuar se Britania e Madhe ka emëruar Karen Pierce si të dërguar të posaçme për Ballkanin Perëndimor.

“Karen Pierce, një nga diplomatet më me përvojë, është emëruar e dërguara speciale  e Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, e ngarkuar për të çuar përpara objektivat strategjike të Britanisë së Madhe në të gjithë rajonin”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike.

Britania e Madhe do të presë Samitin e Procesit të Berlinit me liderë nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia, në vjeshtën e  vitit 2025.

“Britania e Madhe është e përkushtuar të forcojë partneritetet tona në Ballkanin Perëndimor, të përforcojë sigurinë evropiane dhe të trajtojë problemin e përbashkët të migracionit të parregullt”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e ambasadës.

Exit mobile version