Brikena: Kam shkuar për të parë filxhan në fallxhore, më ka qëlluar çdo gjë

- Advertisement -

Brikena Selmani u ka treguar një histori banorëve të Big Brother VIP Albania 5.

Ka të bëjë me atë që ka qenë te një fallxhore, e më pas për gjërat që i ka thënë.

Modelja thekson se i ka qëlluar çdo gjë, edhe pse nuk dinte asnjë informacion rreth kësaj.

 Foto: Instagram

“Pa i treguar unë asgjë, ka ditur çdo gjë për jetën time. Edhe një gjë që e kam ditur vetëm unë dhe mami, më thotë në atë moment. Më thotë në gjysmë të tetorit do të të ndodhë një sukses i madh, do të marrë lakmi i madh edhe i vogël”, u shpreh ajo.

Theksoi mes tjerash banorja: “Nuk e di se çfarë suksesi do të të ndodhë. Ka me pas një person me shkronjën A në familjen tënde që do të ketë një operacion. Ka me të ndodh një sukses i madh, nuk ke me qenë fituese, por sukses shumë i madh”.

Derisa Shëndriti dhe Selin po e dëgjonin me vëmendje, kjo e fundit shtoi se i ka frikë këto gjëra.

Brikena nuk e ka problem të ndajë më shumë me publikun, as për këto çështje, që konsiderohen më personale. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit