13.9 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

Brighton ia bën bajat Manchester Unitedit, Manchester City fiton me përmbysje ndaj West Ham

- Advertisement -

Skuadra e Erik ten Hag nuk po kalon periudhë aspak të mirë, ku me ndeshjen e sotme ka humbur tre në pesë ndeshje.

Manchester United – Brighton

Problemet nuk kanë të ndalur për djajtë e kuq. Përveç se nuk po u ecën aspak mirë me futbollistët jashtë fushe, ata nuk janë duke arritur deri te rezultatet e mira në fushë.

Danny Welbeck e hapi serinë e golave për mysafirët kur shënoi gol të bukur për 1:0 në minutën e 20-të.

Manchester Unitedi e gjeti golin me anë të sulmuesit të ri Hojlund, por goli u anulua nga VAR dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1:0 të mysafirëve.

Me të filluar pjesa e dytë, Pascal Gross dyfishoi epërsinë e Brightonit, pas një aksioni të bukur.

Për 3:0 u kujdes Joao Pedro me gol të jashtëzakonshëm, futbollist ky që hyri në ndeshje vetëm pak minuta para se të shënonte.

Krejt çfarë djajtë e kuq arritën të bënin në këtë ndeshje ishte goli për 3:1 kur Hannibal Mejbri shënoi bukur nga distanca.

Brighton me fitoren 3:1 shkon në kuotën e 12 pikëve pas pesë ndeshjeve dhe gjenden në vendin e tretë, pas Liverpoolit e Manchester Cityt.

West Ham United – Manchester City

Skuadra e Pep Guardiolës ka arritur fitore me përmbysje ndaj West Ham, duke mbajtur rekordin si skuadra e vetme pa humbje këtë sezon në Premierligë.

Ward-Prowse gjeti golin e epërsisë për vendasit në minutën e 36-të që ishte i vetmi i pjesës së parë.

Qytetarët u kthyen në lojë në 45 minutat e dyta, ku shënuan tre gola.

Ishte fillimisht Jeremy Doku që shënoi në minutën e 46-të për të barazuar në 1:1.

Bernardo Silva çoi skuadrën e tij për herë të parë në epërsi në këtë takim kur shënoi për 2:1 në minutën e 76-të.

Ndërsa për rezultatin përfundimtar u kujdes Erling Haaland, kur në minutën e 86-të shënoi për 3:1.

Manchester City ka pikë të plota pas pesë ndeshjeve, pra 15 pikë dhe ndiqet nga Liverpooli me 13 pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit