Në rajonet veriore të Kosovës kanë dalë sërish në sipërfaqe mbishkrimet alarmante që i atribuohen organizatës “Brigada e Veriut”, të cilën Qeveria e Kosovës e shpalli terroriste.
Tëvë 1 ka siguruar imazhe që shfaqin anëtarët e këtij grupi me veshje që paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë.
Grafitet e lidhura me “Brigadën e Veriut” janë kthyer në një prani të vazhdueshme në katër komunat veriore, duke sjellë mesazhe si “Mos u shqetësoni, jemi këtu”.