9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“Breshër dhe shkarkesa të forta elektrike” – E diela pasdite me shi

- Advertisement -

Për të Dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa orëve të pasdites pritet të depërtojë një front stacionar, i cili do të krijojë vranësira konvektive, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa të forta elektrike.

Ndersa, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme, temperaturat maksimale do të zbresin deri në 29 gradë celsius.

Sipas IHMK-së, gjatë javës do të ketë edhe vranësira dhe reshje të shiut, pos të hënën dhe të martën që temperaturat do të shkojnë deri në 39 gradë celsius.

Të hënën do të mbajë mot me diell, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë, e ato maksimalet ndërmjet 30-35 gradë. Ndërsa, të martën do të jetë mot me vapë, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë, e maksimalet ndërmjet 33-39 gradë.

“E mërkurë. Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në vlerat e temperaturave maksimale do të ketë rënie, ndërsa minimale mbeten kryesisht të larta (net tropike). Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. E enjte-Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu. Ka tendencë që kjo ditë të jetë më e freskët se ditët tjera të kësaj jave, sidomos te vlerat e temperaturave maksimale, pasi që parashihet ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Ndërsa, të premten do të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relivet malor.

“Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8- 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare. Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP”, thuhet tutje.

IHMK-ja shtoi se sipas llogaritjeve të vlerave të temperaturave maksimale, qershori do të jetë ndër muajt më të nxehtë ndër vitet e fundit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit