Agjencia Kombëtare Aeronautike dhe Hapësinore (NASA) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës planifikon që të dërgojë astronautë në Mars, dikur në vitet e 2030-ta, por para se të parët të shkojnë në Planetin e Kuq, ajo do t’i vëzhgojë efektet e qëndrimit të një ekuipazhi prej katër personash në një mjedis të simuluar marsian për rreth një vit.
E vendosur në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s, në Hjuston të Teksasit, Analogu i Eksplorimit të Shëndetit dhe Performancës së Ekuipazhit (CHAPEA) është një strukturë e printuar tredimensionale me katër dhoma të vogla gjumi, dy banja, një zonë pune ngjitur me një stacion robotësh dhe një dhomë ushtrimesh, një dhomë mjekësore dhe një zonë të jashtme ranore, ku janë vendosur instrumente të ndryshme, për të imituar sipërfaqen e Marsit.
1Zona e kuzhinës brenda mjedisit të simuluar marsian të NASA-s, në Teksas.2Gazetarët duke shikuar zonën që imiton sipërfaqen e Marsit.3Këpucë të vendosura në një raft brenda strukturës së ndërtuar nga NASA.4Disa instrumente në zonën e jashtme të mjedisit të similuar marsian.
5Inkubatorë për rritjen e perimeve në njërën nga zonat e Analogut të Eksplorimit të Shëndetit dhe Performancës së Ekuipazhit (CHAPEA).6Dera e një hapësire mes dy dhomave në mjedisin e simuluar marsian të NASA-s.7Një shportë mbeturinash dhe disa udhëzime për përdorimin e saj nga ekuipazhi.8Një zonë pune në strukturën e printuar tredimensionale.10Pamja e një dhome pune brenda strukturës së NASA-s për simulimin e jetës në Mars.11Një rrobalarëse dhe disa pajisje për ushtrime fizike brenda CHAPEA-s.12Një tavolinë pune në mjedisin e simuluar marsian të NASA-s.13Një zonë rekreative në strukturën e NASA-s në Hjuston.14Dhoma e një pjesëtari të ekuipazhit në brenda strukturës për simulimin e jetës në Mars.15Një printer tredimensional në një zonë të CHAPEA-s.16Tualeti për ekuipazhin e mjedisit të simuluar marsian.18Pajisjet për ushtrime fizike në palestrën e CHAPEA-s.19Një zonë shkencore në mjedisin e simuluar marsian.20Një kuti e ndihmës së parë në dhomën mjekësore të CHAPEA-s.21Dy helmeta në një raft në strukturën e NASA-s për simulimin e jetës në mars.22Korridori i mjedisit të simuluar marsian.23Disa libra në një dhomë pune brenda CHAPEA-s.24Një panel diellor në pjesën e jashtme të mjedisit të simuluar marsian të NASA-s.