Dizajnerja e lindur më 17 Prill 1974 organizoi një festë të çmendur dhe të paharrueshme për të gjithë të pranishmit. “Mezi pres të festoj me miqtë dhe familjen time,” shkroi ajo në rrjetet sociale, duke publikuar disa foto të bukura të realizuara në shtëpinë e saj në Londër së bashku me bashkëshortin e saj David dhe katër fëmijët e tyre: Brooklyn, Cruz, Romeo dhe Harper. Mungoi vetëm nusja Nicola, e cila piblikoi një foto të familjes së bashkuar në Instagram, duke dërguar urime dhe duke thënë se i vjen keq për mungesën.
Ato ishin edhe protagoniste e një momenti të shpërndarë në Instagram nga David Beckham: për nder të kohërave të vjetra, ato kërcenin nën notat e “Stop”.