Vetëm gjatë periudhës Janar – Tetor të këtij viti, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar rreth 700 mijë kg/litër produkte ushqimore.
Kjo meqë nuk janë plotësuar kriteret ligjore të sigurisë dhe në këtë mënyrë inspektorët kanë vazhduar me asgjësime.
Lamir Thaqi, zëdhënës në këtë agjenci tregon dhe disa arsye tjera të cilat i kanë shtyer drejt asgjësimit.
E nga Shoqata e Konsumatorëve nuk mendojnë se numri i deklarimeve nga ana e bizneseve për produkte që duhet asgjësuar është i saktë.
Selatin Kaqaniku nga kjo Shoqatë thotë se sipas tij edhe një sasi e madhe e produkteve të tilla kanë kaluar jashtë kontrollit.
Produktet e asgjësuara janë rreth 320 mijë kg produkte të mishit, rreth 54 mijë kg/l qumësht dhe produkte të qumështit si dhe rreth 322 mijë kg produkte me origjinë bimore.