18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Bregu i Fildishtë fiton Kupën e Afrikës

- Advertisement -

Nuk mund të kishte mbyllje më të bukur të këtij kompeticioni. “Elefantët” e Bregut të Fildishtë nuk kanë zhgënjyer para 60 mijë të pranishmëve, në “Stade Olympique Alassane Ouattara”, të Abdixhanit, teksa kanë arritur të përmbysin gjithçka përballë “Shqiponjave të Gjelbërta” të Nigerisë, për të siguruar trofeun e madh të Kupës së Afrikës.

Goli i parë i sfidës erdhi nga Kombëtarja e Nigerisë, me qendërmbrojtësin e PAOK, Ëilliam Troost-Ekong, i cili përfitoi nga një rrëmujë në zonën e Bregut të Fildishtë, për të marrë avantazhin, në minutën e 34’-t, duke e mbyllur kështu pjesën e parë, me rezultatin minimal, 1 me 0 dhe me një dorë në trofeun e madh të këtij turneu.

Mirëpo, gjithçka ka ndryshuar në pjesën e dytë, me “Elefantët” e Bregut të Fildishtë, të cilët kanë arritur të përmbysin gjithçka në pjesën e dytë të lojës, ku padyshim ndër protagonistët absolur ishte “fantazisti” i Brighton, Simon Adingra, i cili fillimisht asistoi në golin e Franck Kessie, që barazoi shifrat në minutën e 62’-të e më pas dhuroi pasimin “e artë”, për “bomberin”, Sebastian Haller, i cili “vulosi” fitoren e vendasve, në minutën e 81’-të të sfidës .

Falë këtij rezultati, Bregu i Fildishtë siguron për herë të 3-të në histori, trofeun e Kupës së Afrikës, kësaj radhe si vend organizator i turneut. Kështu, “Elefantët” i bashkohen Nigerisë, përsa i përket më shumë trofeve të fituar, ndërsa më mirë se ta kanë bërë vetëm Gana, me 4 trofe, Kameruni me 5 trofe dhe Egjipti, rekordmen i këtij kompeticioni, me plot 7 trofe të fituar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit