17.3 C
New York
Saturday, November 9, 2024

Buy now

Bregdeti ia merr Kosovës punëtorët

- Advertisement -

Në kohën kur gastronomia po frekuentohet më shumë si rrjedhojë e ardhjes së bashkatdhetarëve, shumë lokale të gastronomisë po punojnë në mungesë të punëtorëve. Si rrjedhojë, një pjesë e tyre rrezikojnë edhe mbylljen.

Në mungesë të punëtorëve, dryni pritet t’i vendoset edhe një restoranti në Mramor. Pronari i tij thotë se ka investuar mbi 2 milionë euro në të, por që, pavarësisht pagave të larta që ka ofruar, punëtorët s’kanë interesim për të punuar. Tavolinat i kanë mbetur të zbrazëta, pronari Enver Gashi po bëhet gati për t’ia vënë drynin. Jo pse s’ka konsumatorë, por për shkak të mungesës së punëtorëve.

Pavarësisht asaj që gjatë sezonit të verës ky restorant e restorante tjera në vend frekuentohen më shumë, Gashi thotë se s’po mund të gjejë punëtorë për t’u shërbyer konsumatorëve.

Edhe pse është pronar i restorantit, në mungesë të punëtorëve, Enver Gashi shpesh herë u shërben vetë klientëve.

Ai ka treguar se punëtorët s’kanë shprehur interesim për të punuar, ndonëse u ka ofruar paga të larta.

Shqetësime për mungesën e punëtorëve, sidomos gjatë sezonit të verës, tash e një kohë kanë ngritur edhe gastronomët tjerë.

Ata thonë se edhe pse po u ofrojnë punëtorëve paga më të larta, ata gjatë verës po zgjedhin të punojnë në vendet bregdetare.

Për mungesën e ikjen e punëtorëve nga vendi kanë alarmuar përfaqësues të punëtorëve të sektorit privat.

Në mungesë të stafit, bizneset gjatë këtij viti janë detyruar të rekrutojnë punëtorë nga shtetet tjera si: Bangladeshi, Nepali e India.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit