-0.2 C
New York
Saturday, December 13, 2025

Buy now

Brdaric debuton me fitore, këndell Drenicën pas tri humbjeve radhazi

- Advertisement -

Drenica ka fituar në shtëpi ndaj Ferizajt me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Thomas Brdaric ka debutuar me fitore te klubi nga Skenderaj, të cilët marrin tri pikët e para pas tri humbjeve radhazi në kampionat.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte spektakolare nga të dyja skuadrat, të cilët krijuan shumë raste dhe u shënuan edhe tri gola.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Erion Sadriut, i cili shënoi në minutën e katërt me 0-1.

Megjithatë, drenicasit u rikthyen shpejt në lojë duke shënuar në minutën e 16-të për 1-1 falë autogolit të Ardit Topalaj, ndërsa Kreshnik Uka (28’) me kokë kaloi Drenicën në epërsi 2-1.

Deri në fund të pjesës së parë pati edhe disa raste, por vlen të theksohet se mysafirët mbeten pa një futbollistë, pasi Qlirim Avdulli u ndëshkua me të kuq në minutën e 43-të.

Në pjesën e dytë, Drenica arriti ta menaxhoj mirë lojën dhe të krijoj raste kohë pas kohe, por pa pasur sukses t’i ndryshoj shifrat.

Në anën tjetër, Ferizaj tentonte me anë të kundërsulmeve, por nuk arriti të bëjë asgjë pa një futbollist dhe ndeshja në fund u mbyll me fitoren e Drenicës me rezultat 2-1.

Të ngjashme

Të fundit