7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

“Bravo qeveria, bravo hajnat e KEDS”: Qytetari publikon faturën e energjisë elektrike, gati 600 euro për një muaj

- Advertisement -

Një qytetar ka publikuar faturën e energjisë elektrike të marrë për muajin nëntor.

Fatmir Selimi ka bërë me dije se fatura i ka shkuar në vlerë të 583 euro, derisa sipas tij, e ka përdorur nxemjen vetëm gjatë mbrëmjes.

Vitin e kaluar, ai thotë se maksimum fatura ka qenë 300 euro.

Selimi ka përmendur edhe Qeverinë, duke u shprehur:

“Fatura për Nëntor 583.06 Euro duke e përdor nxemjen vetëm në mbrëmje. Vitin e kaluar maximum 300 euro e sivjet dyfish çmimi. Veq një send po ua them HAJNA edhe qeverisë që e mbikqyr kompaninë edhe KEDS-in. Na si konsumator jemi bë si kingja dhe pa reagime. Na e keni mbytë edhe shpirtin se për pare kemi me ia bë diqysh!

Një qytetar ka publikuar faturën e energjisë elektrike të marrë për muajin nëntor”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit