Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e quajti sot “të papërgjegjshëm” kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, pasi ky i fundit i kërkoi kryeministrit Albin Kurti, të del të tregojë publikisht nëse plani franko-gjerman përmban në njohje “de jure” nga Serbia.
“Pyetje gjithsesi e paarsyeshme. Kur Lumir Abdixhiku ka qenë në Zyren e Kryeministrit për takim me Kryeministrin Kurti, aty e ka lexuar propozimin evropian (apo franko-gjerman siç e quan ai), andaj vetë Abdixhiku le të tregojë nëse ka aty njohje ‘de jure’!? Natyrisht, para se të jetë pyetje e paarsyeshme kjo po që është një sjellje e papërgjegjshme, kur ende s’kanë filluar bisedimet”, ka shkruar Pacolli në një reagim në Facebook
Por në këtë shkrim, ajo ka marrë një koment shpotitës nga një lexues i saj.
“Bravo për statusin. Në llogarinë tuaj janë transferuar 100 mijë euro nga Martin Berishaj”, shkruan komentuesja.