Branisllavi tash qitu djeget”, ishte deklarimi i Dimal Bashës, kryetarit të Kuvendit, gjatë kohës sa po hidhej me short votimi i nënkryetarit nga radhët e pakicës serbe.
Fjalën e kishte për Branisllav Nikoliqin, deputetin e Listës Serbe. Kjo e fundit s’po merr pjesë në votim dhe po kërkon propozimin e Slavko Simiqit për nënkryetar.
Basha e nxori emrin edhe të Kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, ku rezultati u përsërit njëjtë.