As Branislav Nikoliq nuk ka arritur të bëhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, raporton Ekonomia Online.
Nikoliq e priti i njëjti fat sikur i Slavko Simiqt, Zlatan Elekut, Liljana Stevanoviq, Verica Ceraniq e Miljana Nikoliq, pra ai që nuk arriti t’i marrte votat e mjaftueshme për nënkryetar.
Herën e parë, ai mori 9 vota për, 51 kundër dhe 41 abstenime.
As në raundin e dytë, deputeti Nikoliq, nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës. Ai në këtë raund mori 9 vota për, 50 vota kundër dhe 40 abstenime.
Nikoliq edhe në raundin e tretë nuk i morri votat, ai në këtë raund mori 9 vota për, 49 vota kundër dhe 37 abstenime.
Me këtë rast, Nikoliq është ezauruar si kandidat, dhe kryetari i Kuvendit Dimal Basha ka kërkuar nga Lista Serbe që të propozojë një kandidat të ri.