-7 C
New York
Friday, February 6, 2026

Buy now

Brajan Gruda me këpucët e Lionel Messit shpreson të merr ftesë nga Gjermania për Botëror

- Advertisement -

Sulmuesi Brajan Gruda thotë se është i nderuar që i lejohet të luajë me këpucët e Lionel Messit, ndërsa ëndërron ftesë nga Gjermania për Kupën e Botës 2026.

Gruda ka qenë një nga lojtarët që Messi i ka zgjedhur si talentët e ardhshëm, ndërsa ditë më parë kompletoi kalimin në formë huazimi te RB Leipzigu nga Brightoni.

Në një intervistë për “BILD”, Gruda ka treguar për çfarë arsye i përdorë këpucët e Lionel Messit.

“Jam fans shumë i madh i Messit. Është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Është motivim i madh. Nder për mua që mund t’i mbajë këpucët e tij”.

Gruda ka ardhur me ambicie të qartë te Leipzigu, ngase synon t’iu ndihmojë ta sigurojnë një vend për Kampionatin Botëror 2026.

“Jam 100 për qind gati që të luaj qysh në ndeshjen e radhës. Trajneri do të vendos nëse luaj apo jam rezervë, do të jap më të mirën”.

“Jam rritur personalisht dhe si futbollist te Brightoni, por tani dua ta ndihmoj Leipzigun që të kualifikohemi për garat evropiane. Stili i Leipzigut më përshtatet. Stërvitet janë të ngjashme si në Angli, tani dua të luaj dhe të tregoj çfarë mund të bëj”.

Edhe pse kërkohet me ngulm nga Shqipëria, Gruda për ambicie vazhdon ta ketë Gjermaninë, ku pret ftesë nga Julian Nagelsmann për Botërorin.

“Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk është në mendjen time. Dua të shkoj në Kupën e Botës, për këtë që të ndodhë, paraqitja ime në fushë duhet të jetë e duhura. Nëse paraqitem mirë, gjërat mund të ndodhin shpejtë”.

Të ngjashme

Të fundit