16.6 C
New York
Friday, October 17, 2025

Buy now

Brahimaj: Në Hagë po gjykohet lufta e UÇK-së, çdo shqiptarë duhet të jetë nesër në protestë

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka thënë se protesta e nesërme në Tiranë e organizuar nga OVL e UÇK-së në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë do duhej të mbështetej nga të gjitha partitë politike.

Brahimaj, në Debat Plus në RTV Dukagjini, u shpreh se protesta e nesërme nuk është e asnjë partie dhe se çdo shqiptarë duhet të jetë nesër në Tiranë.

“Protesta e nesërme do të duhej të mbështetej nga të gjitha partitë politike, ky organizim është nga shoqatat e dala nga lufta por edhe ato simotra në Tiranë, Edi Rama ka bërë lehtësira për këtë protestë por nuk është organizator, partitë kosovare e kanë mbështet por fatkeqësisht jo edhe Lëvizja Vetëvendosje – shfrytëzoj të gjithë deputetët me ardh pasi kjo protestë nuk është as PDK-së, LDK-së, AAK-së as PS-së e asnjë partie, të gjithë të akuzuarve atje nuk u përmendën partitë nga vijnë por lufta e UÇK-së. Çdo shqiptarë do të duhej të ishte nesër në Tiranë në përkrahje të kësaj proteste – aty po gjykohet UÇK-ja dhe që të gjithë janë pjesë e shtabit të UÇK-së dhe cilido që dënohet do të dënohet lufta e UÇK-së”, u shpreh Brahimaj.

Të ngjashme

Të fundit