25.9 C
New York
Sunday, August 24, 2025

Buy now

Brahimaj: Kurti po zvarrit konstituimin me emra jo konsensual

- Advertisement -

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, kritikoi kryeministrin Albin Kurti për, siç tha ai, tentimet për të zvarritur procesin e konstituimit të institucioneve përmes propozimit të emrave jo konsensual. Ai theksoi se opozita nuk do të mbështesë asnjë kandidat që është pjesë e qeverisë.

“Po vazhdojnë me emra jo konsensual, por provojnë emra që me ble kohë, emra që nuk janë të kapshëm për opozitën. Qëllimi i Albin Kurtit është që nga dita e parë blerje e kohës, zvarritje, ofendim ndaj institucioneve. Çdo vendim që është kundër me ta dalin e ofendojnë. Do të vazhdojnë me emra të njëjtë. Sigurisht, ashtu siç kemi thënë, cilin do nga emrat që nuk janë në qeveri do të jetë një emër që do të votojmë”, tha Brahimaj.

Të ngjashme

Të fundit